Opozitarët ne kuvend bashkuan votat me mazhorancën, në votimin e disa projektligjeve të rendit të ditës.

Pasi zunë vendet e PD-LSI të cilët dogjën mandatet, deputetët e rinj morën edhe postet e tyre në komisionet parlamentare. Myslym Murrizi, i cili nuk e la mandatin do të jetë zëvendës kryetar i kuvendit në vend të Edi Palokës. Ndërsa Rudina Hajdari do të drejtojë komisionin për Integrimin Europian, post që e mbante ish kolegu Genc Pollo. Ndërsa nga deputet e listave te LSI Enver Roshi do drejtojë Komisionin e Shëndetësisë e Raf Gjoni do mbajë postin e zëvendës kryetarit në Komisionin për Politikën e jashtme.

MYSLYM MURRIZI Zv. Kryetar i Kuvendit
RUDINA HAJDARI Kryetare e Komisionit të Integrimit Europian
FATIONA DHIMITRI Kryetare e Komisionit të Medias
ENVER ROSHI Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
RALF GJONI Zv. Kryetar në Komisionin për Politikën e Jashtme
ALBAN ZENELI Zv. Kryetar në Komisionin e Sigurisë
KORAB LITA Zv. Kryetare tek Komisioni i Ligjeve

Në seancën e kësaj të mërkure, për herë të parë në parlamentin Shqiptar, u ul një deputet me papion. Kujtim Gjuzi, i cili vjen nga radhët e PD, Durrës, pas betimit tentoi të bënte protagonistin duke i drejtuar disa pyetje guvernatorit Gent Sejko, por hovin ja ndali kryeparlamentari Ruci.

Edhe Koci Tahiri nga Lista e PD si dhe Klajdi Qama nga ajo e LSI, u betuan sot në Kuvend, por surpriza ishte Indrit Hoxha. Në vend të betimit si ligjvënës, Hoxha lexoi një deklaratë se përse nuk pranonte mandatin.

“Ky nuk është parlament, por galeri e krimit. Fundi i kësaj farse kriminale është shumë i afërt. Unë refuzoj të bëj betimin dhe të marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo kriminelëve, hajdutëve dhe delenxhinjve që ndodhen sot këtu”, deklaroi Indrit Hoxha.

Duke lënë menjëherë sallën e kuvendit, Hoxha ju bashkua bashkëmoshatarëve të FRPD-s dhe LRI-s që protestonin me kartona të kuq pasi sipas tyre, BE I ka mbyllur dyert Shqipërisë për shkak të qeverisë Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA