Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje, për nëntetaren shqiptare Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në Rigë të Letonisë, si pasojë e shpërthimit të minës.

Me kërkesë të deputetes Rudina Hajdari, Kuvendi nderoi sot nëntetaren Hasanaj e cila humbi jetën tre ditë më parë, në kampin Adazi në Letoni, pjesë e misionit të NATO-s. “Iu prehtë shpirti në paqe” – u shpreh Ruci, ndërsa vijoi më tej, seancën plenare.

Nga shpërthimi i minës, mbetën të plagosur edhe dy efektivë të Forcave Ajrore, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat

Top Channel