
23/02 15:08
Komisionin Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin edhe dy kandidati për deputetë nga listat e zgjedhjeve të 2017.
Mandati iu është dhënë Krenar Rrycit që vjen nga Partia Demokratike e qarkut të Durrësit dhe Kostaq Papës, që vjen po nga listat e PD, por qarku Tiranë.
Më 6 mars, Krenar Rryci u shpreh në media se ishte penduar që ka refuzuar të marrë mandatin. Pasi kishte firmosur dorëheqjen, pranoi se ka ndryshuar mëndje dhe do të bëhet deputet.
Emri i Krenar Rrycit, i cili listohet i 18-ti në listën e PD-së në qarkun e Durrësit, ishte mes 103 kandidatëve të djathtë që refuzuan të marrin mandatin, por kandidati mohon ti kenë ofruar para apo t’i kenë bërë presion për t’u bërë deputet.
Top Channel