24/11 22:37
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu pritet të dalë të enjten në gjykatë për masën e sigurisë.
Ndaj Balliut rëndojnë 3 akuza: “kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Partia Demokratike, përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, e cilësoi arrestimin e ish-deputetit të paligjshëm dhe të pabazuar në prova, duke kërkuar lirimin e tij dhe të 4 qytetarëve të tjerë.
Ish-deputeti Balliu u arrestua 1 ditë më parë në protestën e banorëve të Astirit, të cilët bllokuan rrugën për të mos lejuar kryeministrin Edi Rama që të vizitonte një biznes në atë zonë.
Top Channel