Arta Marku takim më zyrtarin e lartë të Eurojust: Në fokus lufta ndaj krimit të organizuar

08/05/2019 12:07

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku takoi në zyrën e saj, Zëvendëspresidentin e Eurojust z. Filippo Spiezia.  Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm Gjyqësor me shtetet anëtare të BE.

Prokurorja e  Përgjithshme,  znj Arta Marku e njohu   Zëvendëspresidentin e Eurojust, Filippo Spiezia me zhvillimet e fundit të Shqipërisë dhe gjendjen aktuale të saj nën dritën e reformës për drejtësi.

Zëvendëspresidenti i Eurojust Filippo Spiezia nga ana e tij vlerësoi bashkëpunimin me drejtësinë shqiptare, i cili është reflektuar në rritjen e çështjeve dhe përmirësimin e aftësive operacionale ndërmjet vendeve të BE. Ai i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm znj., Marku të vazhdonte përpjekjet e saj   për funksionimin e marrëveshjes deri në Dhjetor 2019.

Ky takim i organizuar nga PAMECA vjen pas marrëveshjes së  nënshkruar në 5 Tetor 2018 me Eurojust,  për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, për lehtësimin dhe bashkërendimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndërmjet Shqipërisë dhe një apo më shumë shteteve anëtare të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Top Channel