Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka ndërprerë vizitën zyrtare në Itali ku do të takohej me kryeministrin, Juseppe Conte dhe homologen italiane Elisabetta Trenta.

Kjo pasi, Xhaçka pritet të mbërrijë në Letoni (Riga) rreth mesditës ku fillimisht do të vizitojë dy efektivët e plagosur e më pas do të udhëtojë për në bazën Camp Adazi për të takuar kontigjentin shqiptar atje.

Ndërkohë, pak më parë në bazën ushtarake u zhvillua ceremonia e nderimit për nëntetaren Hasanaj.

Top Channel