Në kulmin e debatit për periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare, Instituti i Krimeve të Komunizmit është vënë në qendër të akuzave.

Shkak, libri i Çelo Hoxhës “Krimet e komunizmit”, që i cilëson drejtuesit e formacioneve partizane si kriminelë lufte. Në një mbledhje zhvilluar me dyer të mbyllura sot në Institut, Jonila Godole, zv/kryetare e bordit të ISKK-së, kundërshtoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për periudhën e studimit të këtij instituti.

“Ishte një mbledhje që duhet bërë. Instituti nuk ka shkelur ligjin. Ajo ka për detyrë të studiojë periudhën nga 29 nëntori 1944 deri në vitin 1990, edhe periudhën para 44 pas themelimit të Partisë Komuniste. Kjo është e fiksuar edhe në statutin e Institutit”, deklaroi Godole.

Por, Petro Koçi ka replikuar me Godolen duke qëndruar në linjën e kryeminsitrit: “Instituti i Krimeve të Komunizmit nuk është organ hetimor, as prokurori që të na zbulojë kush është kriminel lufte. Nuk është ai një institut hakmarrës për të sfumuar luftën e LANÇ”.

Top Channel