Një kolonë antike i jep emrin fshatit Shtyllas ne Fier. Shtylla daton në shekullin e pestë para erës sonë dhe është një prej 26 kolonave të tempullit të ndërtuar shumë pranë qytetit antik të Apolonisë, me një sipërfaqe rreth 1000 metra katror dhe lartësi 14 metra.
Shtyllasi në periudhën e komunizmit njihej si fshati famëkeq ku internoheshin të padëshiruarit e regjimit. Por sot fshati mund të kthehet në një zonë turistike.
Sipas legjendës urbane, në këtë shtyllë lidheshin anijet që ankoroheshin në portin e Apolonisë. Por në të vërtetë këtu kalonte lumi Vjosa dhe ngrihej porti lumor i Apolonisë.
Kjo është e vetmja shtyllë që ka rezistuar deri në ditët e sotme pasi 25 të tjerat, në vitin 1787 sipas historianit, u përdoren për ndërtimin e sarajeve të Ibrahim Pashë Vlorës. Shtylla është dokumentuar për herë të parë nga ana grafike, nga piktori shëtitës anglez Eduard Lir në tetor 1848.
Top Channel