Sekretari i PD, Gazment Bardhi ka dënuar përplasjen e policisë me banorët protestues tek unaza e re, duke theksuar se ky është një i paligjshëm i një qeveri të paligjshme.

“Sot në burg nuk duhet të jenë banorët e Unazës së Madhe por duhet të jenë Damian Gjiknuri dhe e gjithë shpura e zyrtarëve të korruptuar që me një firmë tentuan t’u prishin shtëpitë këtyre banorëve dhe më pas të përfitojnë në mënyrë korruptive 20 milionë euro, Partia Demokratike e ka bërë të qartë qëndrimin e vetë. Këtu nuk ka për t’u ndërtuar në kurriz të të drejtave dhe lirive themelore të këtyre qytetarëve”, u shpreh Gazmend Bardhi.

I pyetur për shoqërimin në polici të ish-deputetit Klevis Balliu, Gazment Bardhi e ka cilësuar këtë veprim si të paligjshëm dhe hakmarrje të pastër politike.

“Është sigurisht një hakmarrje e pastër politike, ne përsëris, sot në burg duhet të jenë ata që tentuan që nëpërmjet projektit të Unazës së Re të vjedhin me një projekt korruptiv të paktën 20 milionë euro. Banorët janë në të drejtën e tyre. Klevis Balliu ish-deputeti i PD-së ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të këtyre banorëve sikundër është e do të jetë e gjithë Partia Demokratike”, tha ai.

Top Channel