Zjarri në Gojan të Pukës ende aktiv/ Nis ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë, vatra përparon edhe në Gjegjan 21/08 09:14
KQZ i dha mandatin e deputetit edhe 3 kandidatëve nga lista e Partisë Demokratike, Endrit Hoxha , Kujtim Gjuzi dhe Koçi Tahiri këtë të fundit ish-aleat të demokratëve në zgjedhjet e shkuara.
Ata do të betohen nesër, ndërsa me marrjen e mandatit të deputeteve të rinj, Parlamenti shënon në total 116 deputetëve. Po sot Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, u regjistrua këtë të martë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Socialistët pak ditë më parë formuan koalicionin me 21 parti politike për betejën lokale, ndërkohë që PD dhe LSI kanë nënshkruar marrëveshje me aleatët e tyre për të penguar zgjedhjet nëse mbahen pa to.
Top Channel