U mblodh për herë të parë pasditen e së martës Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Të pranishëm në komision ishin anëtarët nga mazhoranca dhe opozita e re, si dhe të gjithë ambasadorët në Shqipëri, përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones.

Në fjalën e saj, bashkëkryetarja Rudina Hajdari vuri theksin te një sistem i ri zgjedhjesh, ndërsa tha se kemi arritur në një pikë ku një mandat për deputet kushton 1 milion euro.

“Kemi arritur në një pikë ku një mandat nga një deputet kushton gati 1 milion euro. Kjo tregon që jemi në një pozitë të vështirë, sepse tregu i zgjedhjeve është kthyer në një treg të zi të shit-blerjes së votës. Mendoj se një nga obkjektivat e këtij komisioni është që duhet të arrijmë një konsensus politik që t’i japë mundësi shqiptarëve të përfaqësohen në zgjedhje dhe në mënyrë që njerëzit më të mirë e më të ndershëm të jenë pjesë e Parlamentit”, tha Hajdari.

Top Channel