I nxjerr sytë të dashurës shtatzënë sepse dha “like” në Facebook

07/05/2019 22:25

Vajza kishte tri ditë që mbahej peng, dhe policia e gjeti në gjendje tepër të rëndë, vetëm pasi ajo kishte arritur t’i dërgonte SMS një shoqeje.

Viktima ishte e mbyllur në një dhomë nga i dashuri i saj, Deni Brixhes, një sportist që merrej me bodibillding në Kanterbëri të Anglisë.

Sipas policisë, i dashuri e kishte sulmuar për shkak se ajo kishte dhënë pëlqime (like) ndaj një personi në Facebook.

Viktima tha në gjyq se ai i kishte futur gishtat në sy dhe ia kishte shqyer qepallat nga vendi, duke ia nxjerrë nërin sy nga vendi.

Megjithatë, gruaja shtatzënë arriti t’i dërgojë SMS një shoqeje, e cila njoftoi policinë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA