Finiq, dy tabela në vend të një/ Kryebashkiaku: Një në shqip, një në greqisht. ARRSH i vendos gjatë ditës

07/05/2019 12:34

Tabelat sinjalizuese të rrugëve në Finiq pritet të rivendosen gjatë ditës. Sipas bashkisë së Finiqit nga ku bëjnë me dije për Top Channel se kanë kontaktuar me Autoritetin Rrugor sot do vendosen dy tabela, një në shqip dhe një në greqisht.

Por kreut të bashkisë Finiq, Leonidha Kristo, standarti për sigurinë në rrugë rritet duke vendosur dy tabela sepse nuk i shërben fushëpamjes.

Sot pritet të vendosen rreth 10 tabela, të gjitha sipas bashkisë Finiq, me fondet e ARRSH. Vlera e përgjithshme e 35 tabelave të hequra ishte 1,5 milione lekë të reja të investuara nga fondet e bashkisë.

Ato u hoqën nga autoriteti i rrugëve në fundjavë me arsyetimin se janë jashtë standardi. Gjuha e parë në tabelë ishte greqisht dhe e dyta shqip, gjë që në Finiq e mbrojnë me faktin se ligji për minoritetet e lejon këtë duke lënë vend për interpretime.

Top Channel