Bashkëpunimi Tiranë-Pekin. Veliaj: Nisma e Kinës 17+1 do të mbahet në Shqipëri

07/05/2019 15:21

Në Tiranë do të zhvillohet Samiti i 17 plus 1 , nismë qeverisë së Kinës për të rritur bashkëpunimin me vende të Europës juglindore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, arsimit dhe kulturës. Kryetar i bashkisë së Tiranës u prit në një vizitë zyrtare nga homologu i tij në Pekin.

“Kishim 24 orë intensive në Pekin, ku tashmë Tirana, Shqipëria, është përzgjedhur si vendi mikpritës për të gjitha vendet në procesin e bashkëpunimit me Kinën, ose siç quhet ndryshe Kina +17, me shtimin e Greqisë. Më vjen mirë që në tetor, 17 kryetarët e kryeqyteteve të Evropës Juglindore dhe Lindore do të vijnë në Tiranë për të vijuar këtë bashkëpunim me Kinën. Jam shumë i lumtur që në takimin me kryetarin e Bashkisë së Pekinit, kryeqytetit më të madh sot në botë, vendosim disa pika për organizimin e këtij samiti të madh për Tiranën, që sigurisht është një privilegj”, tha Veliaj

Tirana do të japë,  do të nxisë  zhvillimin e transportit publik  u shpreh kryetari i bashkisë teksa  theksoi  mbërritjen  e autobusëve elektrikë.

“Jam po ashtu shumë entuziast për mënyrën se si Kina po udhëheq disa nga inovacionet më të reja, kur vjen puna tek transporti publik. Ashtu siç kemi bërë me taksitë, ku një pjesë e madhe e flotës tashmë ka kaluar në elektrike, ashtu do të fillojmë të bëjmë edhe me autobusët. Disa autobusë i kemi porositur, të tjerë jemi në proces porositje”, shtoi Veliaj.

Kryetari  Veliaj premtoi një tjetër transformim të Tiranës gjatë 4 viteve të ardhshme, i cili tashmë është shndërruar në pikë turistike për qytetarët kinezë.

Top Channel