Wake Up/ Edlira Gjoni: Ndalimi i gjuhës së urrejtjes dhe dhunës të nisë nga liderat

06/05/2019 12:56

Facebook dhe Instagram kanë vendosur që të mbyllin llogaritë sociale të disa personave të cilët promovojnë dhunën dhe gjuhën e urrejtjes. Në studioi Edlira Gjoni flet për këtë situatë.

Rrjetet sociale kanë akuzuar Alex Jones, mirëmbajtësin e faqes së internetit të komplotit të krahut të djathtë “InfoWars”, redaktorin anglez Paul Josepgh Watson dhe ish- redaktorin e lajmeve Milo Yinapopulos për gjuhë të urrejtjes. Edhe Louis Garrakhan, lideri e Shtetit Islam, i cili ka shprehur pikëpamje anti-semite do të përjashtohet.

Facebook tashmë ka ndaluar edhe grupe anti-islamike të Britanisë së Madhe, mes tyre edhe grupin e quajtur ‘First Britania’. Në mesin e këtij grupi që u ndalohet Facebook-u përshihen edhe Paul Nehlen, një supremacist i bardhë dhe Laura Loomer, një aktiviste anti-islamike tepër aktive në rrjetet sociale.

Top Channel