Foto/ Ja kush është efektivja që humbi jetën nga shpërthimi i minës në Letoni
06/05/2019 11:47
Nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj, ishte efektivja e Forcave të Shqiptare e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në Letoni, ndërsa të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.
Ndërsa sipas informacioneve të deritanishme Major Tanushi dhe Rreshter Kapaj janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.
Më poshtë po iu sjellim edhe foton efektives që u nda nga jeta.
Top Channel