Rritet bilanci i personave që janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Bulqizës në harkun kohor të 24 orëve, për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Burime për Top Channel, raportojnë se deri më tani në spital e Bulqizës kanë shkuar rreth 80 persona të tjerë gjatë natës dhe paraditen e sotme.

Mjeku roje i spitalit të Bulqizës, Shahin Kaja thotë se në total numri i personave të shtruar për helmim ka shkuar në 80. Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës.

Sipas bluzave të bardha intoksinimi dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm dhe se më të prekurit janë fëmijët.

Banorët e lagjes së vjetër të Bulqizës thonë se shumë linja të ujësjellësit janë të amortizuar.

Ndërkohë burime nga spitali i Bulqizës bëjnë me dije se janë dërguar analizat e ujit të pijshëm ku dhe pritet përgjigja.

Top Channel