Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll në vitin 1993, rikthimi një domosdoshmëri për qytetin
05/05/2019 21:13
Muzeu arkeologjik i Elbasanit u mbyll aty rreth vitit 1993 ndërsa një pjesë e pasurisë së tij kaloi pranë Institutit të Monumenteve.
Por vlerat e shumta të trevës së Elbasanit dhe zbulimet e herë pas hershme arkeologjike e bëjnë domosdoshmëri rikthimin e këtij muzeu i cili do të ishte një vlerë e shtuar dhe një atraksion turistik për zonën.
Muzeu Arkeologjik i Elbasanit ishte i vendosur pranë Muzeut Historik në vitet ’90, por ishte pavioni më interesant dhe më i vizituar pasi objektet flisnin.
Tashmë historia e arkeologjisë së kësaj treve tregohet parimisht, duke humbur efektin visual dhe si rrjedhim rëndësinë dhe bukurinë e saj.
Top Channel