Blerjet e mëdha të energjisë nga importi, fatura për të cilat për katër muajt e parë të vitit llogaritet në rreth 100 milionë euro me TVSH, kanë dhënë ndikime serioze ne financat e OSHEE.

Kjo kompani i është drejtuar zyrtarisht në muajin mars Entit Rregullator të Energjisë ku kërkon shtyrjen e afatit për pagesat e faturave ndaj importueseve nga 90 ditë në 180 ditë për një periudhë tranzitore.

OSHEE pranon se mund të përballet me pamundësi financiare të pagesës së faturave të blerjeve në treg të lirë. Kërkesa është pranuar nga ERE, e cila po në mars ka vendosur që për tre muaj OSHEE të ketë 180 afat për shlyerjen e energjisë të importuar.

Kompanitë thonë se po u kërkohen të kthehen në banka, ndërkohë që tregu ka një normë reale për kryerjen e pagesave prej 20 ditësh. Por kjo procedurë për tenderat largon shoqëritë serioze, të cilat janë dora e parë e prodhuesve të energjisë çka ndikon indirekt në rritjen e kostove me të cilin Shqipëria blen importet.

Këtë vit Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë hidrike. Prodhimi i energjisë në kaskadën e Drinit ka qenë në nivele minimale, ndërkohë që së paku edhe për muajt e verës gjendja nuk pritet të ndryshojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA