Një shtetas 34-vjeçar nga Korça ka përfunduar në pranga, pas një ndjekjeje policore që konkludoi me sekuestrimin e 46 kg kanabis, një sasie prej 20 mijë eurosh “cash”, si dhe 10 aparate celularësh.

Operacioni i forcave blu të Korçës, “Ndjekja”, është kryer pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa është ndalur për kontroll automjeti tip Benz që drejtohej prej 34-vjeçarit Th.Dh..

Ky i fundit ka tentuar t’i largohet policisë por pa mundur, e në fillim i është sekustruar lënda narkotike në automjet, kurse më pas i është kryer kontroll në banesë, ku janë gjetur edhe paratë dhe pajisjet e komunikimit.

Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA