“PepsiCo Inc” ka rënë dakord të tërheqë padinë kundër fermerëve indianë të patates, që pretendonte se kanë shkelur një patentë, duke kultivuar një varietet të rritur ekskluzivisht për patate Lay’s.

Prodhuesi i ushqimit dhe pijeve në SHBA, i cili përveç paraqitjes së padisë kundër katër fermerëve në prill, kishte paditur pesë kultivues të tjerë të patates, kishte thënë se dëshironte ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë miqësore.

“Pas diskutimeve me qeverinë, kompania ka rënë dakord të tërheqë paditë kundër fermerëve”, tha të enjten një zëdhënës i PepsiCo India, duke shtuar se kjo aplikohej për të nëntë paditë e dorëzuara në gjykatë.

Vendimi vjen në një kohë veçanërisht të ndjeshme në Indi, e cila është në gjysmën e rrugës së procesit të zgjedhjeve të përgjithshme 39-ditore, ndërsa popullsia e saj rurale ende ka një zë mbizotërues.

PepsiCo, i cili nuk ka zbuluar detajet e konsultimeve të saj, më parë kishte thënë se fermerët ose duhet të shesin patatet e tyre në kompaninë me bazë në Nju Jork, ose të ndalojnë kultivimin e varietetit të FC5 dhe në këmbim, kompania do të tërhiqte padinë.

PepsiCo, e cila krijoi plantacionin e saj të parë me patate të skuqura në Indi, në vitin 1989, mbështet një grup fermerësh në kultivimin e varietetit FC5, që nga ana e tyre i shesin prodhimet e tyre me një çmim fiks.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA