Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të enjten se do të kërkonte mënyra për të bashkëpunuar me udhëheqësin ekstrem të djathtë të Italisë, duke u distancuar më tej nga grupi konservator evropian, i cili pezulloi partinë e tij në mars.
Partia Fidesz e Orbanit, që ka edhe pushtetin në Hungari, u pezullua nga Partitë Popullore Evropiane (PPE) pas vërejtjeve ndaj saj se nuk po respekton sundimin e ligjit, lirinë e shtypit dhe të drejtat e pakicave.
PPE, e përbërë kryesisht nga partitë kryesore të qendrës së djathtë në të gjithë Evropën, është grupi më i madh në parlamentin evropian dhe pritet të mbajë atë status edhe pas zgjedhjeve të këtij muaji, gjë që do t’u japë atyre një pozitë të fortë për të zgjedhur pasuesin e Jean- Claude Juncker, si President i Komisionit Evropian.
Ajo ka kohë që ka pasur një marrëdhënie të pakëndshme me Orbanin, por është përpjekur të shmangë një ndarje të plotë me një nga liderët më të suksesshëm në ish-Europën qendrore komuniste.
Orban ka mohuar shkeljen e parimeve të BE dhe ka thënë se dëshiron të mbetet pjesë e PPE. Por, në një intervistë me gazetën italiane La Stampa, të botuar të mërkurën, ai tha se grupi duhej ta braktiste mospërfilljen e tij në të djathtën ekstreme.
Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, i cili udhëheq partinë e djathtë në vendin e tij dhe synon të ngrejë një grup të ri nacionalist në parlamentin europian, u takua me Orbanin për bisedime të enjten.
Të dy udhëheqësit vizituan një gardh çeliku në kufirin jugor të Hungarisë me Serbinë, ndërtuar nën një nga politikat anti-emigrante të Orbanit.
“Nëse ne do të mbetemi një anëtar i PPE-së, varet nga ku po shkon kjo e fundit”, tha Orban, duke refuzuar të specifikojë nëse partia e tij mund të bashkohet me grupin e nacionalistëve të mbështetur nga Salvini.
“Do të vendosim për fatin tonë”, tha Orban. “Nëse PPE do të lidhet me të majtën evropiane … atëherë do të jetë e vështirë të gjejmë vendin tonë në atë bashkëpunim”.
Partia AfD e Gjermanisë dhe grupet e krahut të djathtë nga Finlanda dhe Danimarka kanë thënë se e mbështesin propozimin e Salvinit për një bllok të ri nacionalist.
Salvini tha se ai vlerësoi “përpjekjet e Orban për të zbatuar një aspekt brenda PPE-së që respekton historinë, të tashmen dhe të ardhmen e popujve evropianë”.
“Unë nuk dua të ndërhyj në atë debat. Unë shpresoj se ai do të dalë fitimtarë, “tha Salvini.
Top Channel