Foto ilustruese

Një tjetër aksident me pasojë plagosje ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje.

Ngjarja e radhës është regjistruar në Bilisht, ku burimet paraprake bëjnë me dije se motori është përplasur me një automjet.

Për pasojë drejtuesi i motorit është transportuar në spital.

Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende me dije. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, për ta zbardhur rrethanat e aksidentit.

Top Channel