Makinat me benzinë e naftë, si dhe motoçikletat, do të ndalohen në Amsterdam nga viti 2030, në një përpjekje për të pastruar ajrin e qytetit.

Njoftimin e bëri Këshilli Bashkiak i tij, një anëtare e të cilit, Sharon Dijksma e cilësoi ndotjen si një vrasës të heshtur, e si një nga rreziqet më të mëdha shëndetësore për këtë qytet.

Pavarësisht përdorimit të gjerë të biçikletave nga holandezët, ndotja e ajrit në këtë vend është mbi nivelet që e lejojnë rregullat europiane, e një prej shkaqeve kryesore të këtij fenomeni konsiderohet trafiku i rënduar i Amsterdamit dhe Roterdamit.

Ministria holandeze e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nivelet aktuale të dioksidit të nitrogjenit dhe grimcave nga emetimet mund të shkaktojnë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa ekspozimi kronik e shkurton jetëgjatësinë me më shumë se një vit.

Autoritetet në Amsterdam synojnë që të gjithë motorët me benzinë dhe naftë të zëvendësohen deri në fund të dekadës së ardhshme nga alternativa pa emetime, të tilla si makinat elektrike apo ato me hidrogjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA