Gjykata e Lartë e Turqisë konfirmon dhunimin e të drejtave ndaj dy gazetarëve

03/05/2019 02:40

Gjykata Kushtetuese e Turqisë vendosi të enjten se autoritetet kishin shkelur lirinë e shprehjes dhe sigurinë personale të dy gazetarëve të ndaluar nën akuzat për terrorizëm, pas goditjes së përpjekjeve për grusht shteti të vitit 2016, tha transmetuesi NTV.

Katërmbëdhjetë punonjës të gazetës Cumhuriyet, një nga pak zërat e mbetur kritik ndaj qeverisë, u dënuan në prillin e kaluar me burg deri në tetë vjet e një muaj, me akuza për terrorizëm dhe mbështetjen e klerit amerikan Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për organizimin e përpjekjes për grusht shteti.

Të pandehurit ishin liruar në pritje të një procesi apelimi. Gjashtë punonjës u dërguan në burg javën e kaluar, për të kryer pjesën e mbetur të dënimeve të tyre, thanë dy prej avokatëve.

Kadri Gursel, një ish gazetar në Cumhuriyet, i cili u lirua nga burgu në pritje të gjyqit të tij, ishte liruar për shkak të kohës që kishte kryer në paraburgim në shkurt. Murat Aksoy u arrestua në shtator 2016 dhe u dënua me më shumë se dy vjet burg marsin e kaluar.

Të enjten, Gjykata Kushtetuese (AYM) vendosi që siguria personale dhe liria e shprehjes e Gursel dhe Aksoy, u shkelën, tha NTV. Transmetuesi shtoi se AYM kishte refuzuar ankesat nga katër pjesëtarë të tjerë të stafit të Cumhuriyet. AYM do të vlerësojë ankesat nga tre gazetarëve të tjerë të premten, tha NTV.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim në rritje për lirinë e medias në Turqi, duke akuzuar presidentin Rexhep Taip Erdogan për përdorimin e putçit të dështuar, si një pretekst për të shuar zërat kundër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA