Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, mbështet Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike

03/05/2019 00:43

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi të enjten ligjin e parë për ndryshimin e klimës në një dekadë, duke votuar 231-190, për të kërkuar që administrata Trump të mbajë Shtetet e Bashkuara si pjesë e Marrëveshjes së Klimës, të Parisit.

“Akti i Veprimit ndaj Klimës Tani” do të kërkojë që Presidenti Donald Trump të zhvillojë një plan me qëllim që Shtetet e Bashkuara të përmbushin synimet që kanë marrë angazhim në marrëveshjen e Parisit dhe për të bllokuar fondet federale nga përdorimi për të shtyrë tërheqjen formale të SHBA-ve nga pakti.

Trump vijon të mbrojë vendimin e tij të 2017-ës për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e klimës, e vitit 2015 në Paris dhe ka hedhur poshtë rregulloret që synojnë uljen e emetimit të gazrave serrë.

Projektligji, i cili kaloi përgjatë vijave partiake, siç pritej, me tre republikanë që mbështetën masën, duhej të sinjalizonte ndaj bashkësisë ndërkombëtare që shumë amerikanë mbështesin marrëveshjen e Parisit, pa marrë parasysh vendimin e Trump për ta braktisur atë.

“Sot ne i kemi dërguar një mesazh presidentit, popullit amerikan dhe botës se ne e njohim seriozitetin e krizës klimatike dhe se ne synojmë të bëjmë pjesën tonë për ta adresuar atë. Sot kemi dërguar mesazhin: Ne jemi ende në”, tha Përfaqësuesi Frank Pallone, kryetar i komitetit të energjisë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shumë nga kandidatët demokratë që shpresojnë të sfidojnë Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 e kanë bërë ndryshimin e klimës një çështje të nivelit të lartë në fushatat e tyre. Të gjithë kanë mbështetur ri-hyrjen në Shtetet e Bashkuara në Marrëveshjen e Klimës së Parisit.

Disa kandidatë, përfshirë ish-përfaqësuesin e Teksas, Beto O’Rourke, gjithashtu kanë mbështetur vendosjen e një qëllimi për Shtetet e Bashkuara për të arritur emetimet zero deri në vitin 2050 – një nga qëllimet e marrëveshjes së Parisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA