Kushtetuesja i ktheu Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për Veliajn, Hoxha në ‘Shqipëria Live’: Ishte politikan i fuqishëm, por… 26/05 14:58
Kreu i Partisë Demokratike, në fjalimin e tij përmbyllës të protestës së sotme të opozitës, ku u bllokuan akset kryesore rrugore në 12 qarqe për 2 orë, deklaroi se ky bllokim është “sakrificë” që i shërben zhbllokimit të rrugës së “Shqipërisë si gjithë Evropa”.
“Bllokimi i akseve rrugore është sakrificë, por është një investim për të zhbllokuar një rrugë tjetër: rrugën drejt sigurisë, rrugën e çlirimit nga krimi e korrupsioni, rrugën e Shqipërisë si gjithë Evropa”, theksoi Basha.
“Do t’i kthejmë shqiptarëve dinjitetin, mundësinë dhe lirinë. Mirënjohje e thellë për gjithçka keni bërë. Beteja vazhdon”, shtoi Basha.
Top Channel