Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte e ftuar në aeroplanmbajtësen “Abraham Lincoln”, e dislokuar prej ditësh në Mesdhe.

“Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” prej ditësh po stërvitet në ujrat e detit Adriatik. Një prej 10 aeroplanmbajtësve të SHBA është njëherësh vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare amerikane. Vizita në të, ishte jo vetëm një eksperiencë e bukur, por mbi të gjitha, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin e tij strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë.
Faleminderit Ambasadës Amerikanë në Tiranë U.S. Embassy-Tirana për ftesën dhe komandantit të aeroplanmbajtëses, kapiten Brouwne USS Abraham Lincoln MWR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare”, shkruan Xhaçka në Facebook.

FOTO GALERI
11/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA