Një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij këtë të enjte ne fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit. Burimet paraprake bëjnë të ditur se 30 vjeçari Ari Hoxha, ka shkuar pranë njerëzve të bashkëshortes pas një konflikti, me vete mbante një armë automatik.

Raportohet se shërbimet e Stacionit të Policisë Klos morën informacion nga qyetarët se shtetasi në kërkim Ari Hoxha, 31 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gurrë, i armatosur po shkonte në drejtim të banesës së bashkëshortes, në fshatin Plan i Bardhë Klos.

Efektivët e policisë u nisën menjëherë drejt adresës ku kishin marrë informacion për personin e armatosur, i cili ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, duke rrethuar edhe banesën.

Në pritje të ardhjes së përforcimeve nga DVP Dibër, shërbimet e Policisë kanë dëgjuar një të shtënë armë zjarri. Rreth 150 metra larg banesës së vjehrrit është gjetur dyshohet i vetëvrarë me një plumb në kokë shtetasi Ari Hoxha.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Matit është në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel