Wake Up/ Kim Mehmeti: Politikanët tanë nuk janë as si qentë, sepse ata kafshojnë popullin e vet dhe u lëpihen të huajve

01/05/2019 12:37

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti komentoi në “Wake Up” edhe Samitin e Berlinit Ai tha: “Po vihet re një përpjekje e madhe e Evropës për të demokratizuar plotësisht dy shtetet shqiptare, por kjo është e kotë, përderisa këto vende udhëhiqen nga politikanë të pamoralshëm”- u shpreh Mehmeti.

Shkrimtari theksoi se nuk mund të ketë demokratizim të një vendi më politikanë dhe udhëheqës që kanë krijuar sekte dhe jo parti. Kjo sipas tij ngjason njësoj me atë që tentoi Evropa të bënte para luftërave  në ish-Jugosllavi, kur donte të ndërtonte paqen me Milosheviçin që doli kasapi i Ballkanit”.

Ai shtoi se, “politikanët shqiptarë nuk janë as si qentë që u lehin dhe kafshojnë të huajt dhe i lëpihen të zotit. Ata janë e kundërta; na lehin dhe na kafshojnë ne popullin e vet dhe u lëpihen të huajve”.

 

Top Channel