Tre muaj pas vrasjes së bujshme në Selitë policia ka ndaluar një të dyshuar për vrasjen e Arben Bilalit.

Policia njofton se ka ndaluar shtetasin A. T (Xh), 47 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen, dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të vrasjes së shtetasit A.B, në bazë të urdhërit të ndalimit të lëshuar nga Prokurori, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. T (Xh), 47 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel