Janë nisur nga Tirana drejt qytetit të Shkodrës, me tren, një mjet transporti pothuajse i harruar në Shqipëri por i konceptuar ndryshe këtë herë.

Nën ritmet e muzikës live, dhe ngjyrave të viteve ’40 – ’50, të rinj e të reja, adhurues të këtij zhanri muzikor e turistë kanë festuar Ditën Ndërkombëtare të Xhazit.

I organizuar për herë të katërt në Shqipëri nga “Hemingway Fun Club”, Shkodra u bë sërish mikpritëse e këtij eventi kulturor, që gjallëroi rrugicat e qytetit me muzikën live të 22 artistëve të ardhur nga Italia dhe Anglia.

“Jam shumë i lumtur! Unë tani jetoj në Tirane por ndjehem i gëzuar sa herë kthehem në Shkodër sepse vërtetë është qyteti më i bukur në Shqipëri. Arsyeja që nuk mungoj kurrë është sepse ky koncert vjen në Shkodër pasi të shkonte në një qytet tjetër edhe nuk do shkoja. Festa është fantastike”, thotë një i moshuar italian.

Për artistet e njohur të Jazzit botëror, festimet e tilla në Shqipëri ishin një surprizë pasi kishin tjetër mendim.

Teatri “Migjeni” ishte ndalesa e fundit, aty ku për orë të tëra muzika, vallëzimet dhe ngjyrat na kthyen pas në kohë.

Nuk munguan as interpretimet e këngëve shkodrane të riorkestruara sipas tingujve Jazz-it ..

Top Channel