Zotëria që shihni është Maksim Mebelli. Dikur ai ka qenë pjesë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, me kryetar Gëzim Kalanë, që është kampi i djathtë si sindikalizmit. Sot, ai dhe disa kolegë të tij janë shkëputur dhe kanë krijuar federatën e tyre.

Arsyeja përse hyri përçarja mes tyre ishte pikërisht administrimi i pronave.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë kishte 10 sindikata në përbërje. Këto 10 sindikata dolën dhe formuan Federatën e Sindikatave të Pavaruara të Bashkuara të Shqipërisë. Sepse BSPSH thoshte jam unë pronar dhe bëj çfarë të dua me pronat, jo zotëri pronar janë sindikatat”, tha Maksim Mebelli, Sindikata e Ushqimit.

Ylli Ballta është një tjetër sindikalist. Ai drejton sindikatën e punonjësve të postës e cila është shkëputur nga Konfederata me kryetar Kol Nikollën. Ai na tregon përplasjet që kanë ndodhur në kampin e majtë të sindikatave.

“Unë jam prej 10 vjet i larguar nga konfederata dhe dua të them arsyen… kur u bë Kongresi, kryetari donte të ndryshonte statutin e konfederatës që të bënte nenet në çdo sinidikatë siç donte vetë. Ne nuk e pranuam këtë. 8 anëtarë u larguan dhe morën pjesë vetem 4. Ai bëri një kongres fiktiv”, tha Ylli Ballta, Sindikata e Punonjësve të Postës.

Pra, zoti Kol Nikolla kërkonte të mbante në dorën e vet, përveç konfederatës edhe vendimet që merrte çdo sindikatë e veçantë.

“Kola ishte element i ri por zhgënjimi ishte që në vitin e parë. Ai e ka uzurpuar atë konfederatë. Dhe ai kongres ishte i jashligjshëm. Duke gjurmuar pronat harroi sinidkalizmin sepse tek prona kishte të ardhurat dhe përfitoje dhe harroje levizjen dhe hallet e njerëzve”, tha Ylli Ballta, Sindikata e Punonjësve të Postës.

Këto prona u dhanë me qera tek bizneset private dhe kurrë nuk u përdorën që puntorët të pushonin me çmime të lira.

“Pronat i kishte konfederata në një dorë. Por praktikisht unë skam pushuar asnjëherë në kampet e konfederatës. Edhe kur shkonim në grup si sindikalistë vinte konfederata dhe merrte leket të nesërmen”, tha Ylli Ballta.

Top Channel