Top Story shkoi tek njëra nga këto prona që i përkasin Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për ish-shtypshkronjën “11 Shkurti”, një godinë me 3 kate në zemër të Tiranës. Aty kanë marrë ambjente me qira disa biznese. Disko Klab Venju, Studio print Genial, një fabrikë vaji, një mobileri dhe një pikë e përpunimit të mermerit.

Ndërkohë, një pjesë e godinës jepet me qira. Të marrësh një ambjent me qira në këtë pjesë të Tiranës, me sipërfaqe 100 m2, çmimi varion 2-3 mijë euro në muaj.

Por, aty sot ushtrojnë aktivitetin mbi 5 biznese të mëdha dhe sindikatat mund të marrin mbi 10 mijë euro në muaj vetëm nga kjo pronë e copëzuar.

Top Story kontaktoi këto biznese, por asnjëri prej tyre nuk pranoi të fliste dhe të na vinte në dispozicion kontratën e qirasë. Shifra e parave që gjenerohet nga këto qira të këtyre në shkallë vendi mund të jetë e pallogaritshme.

Top Channel