Në plazhin e Durrësit janë edhe dy prona të tjera që i përkasin sindikatave, por janë dhënë me qira tek biznesi privat.
Kjo është ish-Shtëpia e Pushimit të Pionierëve “Qemal Stafa”. Sot ai njihet ndryshe si kompleksi turistik “Tropikal”.
Kjo pronë rezulton se është e hipotekuar në pronësi të Sindikatës së Minatorëve dhe Gjeologëve dhe Pasuruesve të Shqipërisë. Por, në fakt aty nuk bëjnë pushime as minatorët dhe as gjeologët. “Tropikal Resort” sot është një kompleks pushimi për turistët shqiptarë dhe të huaj.
Asksush nuk e di sesa para’ paguhet sindikata e Kol Nikollës nga ky resort. Por, e sigurtë është që as punëtorët nuk pushojnë dot në këto objekte dhe as të drejtat e tyre nuk mbrohen nga sindikata.
E njëjta gjë ndodh edhe me godinën e ish-Shtëpisë së Pushimit të Punëtorëve. Ajo që sot njihet si “Hotel Florida”. Edhe kjo si pronë rezulton e regjistruar në emër të sindikatave të pavarura të Shqipërisë, në vitin 1994. Sipërfaqja totale e pronës është 27 300 m2. Në datën 17.2.1999 sindikata e Gëzim Kalasë ka lidhur një kontratë qiraje me Perla sh.p.k për 20 vjet e cila përfundon në datën 17.2.2020. Askush nuk e di se sa para’ marrin sindikatat nga kjo pronë prej gati 30 hektarësh në bregdet.
Këto sindikata nuk i bëjnë publike kontratat e qirasë.
Top Channel