Policia e Tiranës duke u bazuar në informacione se në zonën ” Komuna e Parisit” një shtetas shpërndante heroinë,  si dhe në rrugën ” Lord Bajron” një tjetër shtetas shpërndante marijuanë në doza të vogla,  në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë hetuar me metoda speciale hetimi për një periudhë kohore disa ditore , duke u finalizuar me arrestimin  e dy personave.

Konkretisht në pranga ka rënë shtetasi  A.D.  vjeç 30, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të tij në momentin e kapjes në flagrancë si dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e proves materiale, 18.2 gr heroinë , 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

I arrestuar tjetër, është identifikuar me inicialet  K.Ç., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali shërbimet e policisë i kanë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.  Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve  të arrestuar i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprën penale  “Prodhimi  dhe shitja e lëndëve narkotike”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA