Trump zhgënjen Zelenskyn! Presidenti i SHBA-së: Nuk do marrë raketa “Patriot”, sepse një ditë mund të na kundërvihet 31/07 21:38
Prej vitesh përroi që përshkon qytetin e Lushnjës ka qenë i mbushur me mbetje dhe mblidhte mushkonja.
Një projekt synon t’i riktheje pastërtinë vijës ujore me gjatësi 2.2 km ku kallamishtet mbledhin plehrat që vijnë bashkë me rrjedhën ndërsa depozitimi i tyre bëhet habitat për mushkonja.
Sipas drejtorit të shërbimeve në bashkinë e Lushnjës prurjet e ujit nga kodrat e bëjnë shpesh të pamundur ndërhyrjen.
Në projektin e bashkisë për përroin është parashikuar që në të dyja anët e skarpatës të ketë sipërfaqe të gjelbëruara.
Ndërsa banorëve u kërkohet të mirëmbajnë këtë hapësirë duke mos hedhur mbeturina në përrua.
Top Channel