Pas neglizhimit disa vjeçar, piramida ikonë e Tiranës, e cila është përdorur si muze për diktatorin, si bazë për NATO-n, studio televizive e një klub nate do te kthehet në një qendër teknologjike në zemrën e kryeqytetit shqiptar që po ndryshon me shpejtësi, thotë AFP.

“Nuk mendoj se ka më nga ata qe e konsiderojnë te bukur, por është një lloj simboli i Tiranës, dhe njerëzit duan ta ruajnë në një qytet që ka humbur shumë për shkak të zhvillimit”, tha Joni Baboci.

Agjensia e njohur e lajmeve e përshkruan si “ndërtesë të çuditshme” piramidën e ngritur 30 vjet me pare për të lartësuar jetën e Enver Hoxhës; ajo shpjegon historikun e mëpasshem të saj duke theksuar sesi përgjatë viteve të fundit, struktura praktikisht është braktisur, duke tërhequr vëmendjen vetëm të turistëve apo fëmijëve që ngjiten në muret e pjerrët të saj.

Por kur u njoftua kohë më parë planet për shkatërrimin e piramidës, dhe shpërthyen protestat, u pa sesa vend zinte në të vërtetë në zemrat e njerëzve ky monument i pazakontë.

Projekti aktual parashikon kthimin e saj ne qendër teknologjike në funksion të fëmijëve dhe të rinjve.

“Jemi përpjekur të zbulojmë sesi të përgatitetimi për zgjerim, si te ruajmë disa pjese të traditës e si te transformohemi në një shoqëri të re”, shprehet kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Disa megjithatë thonë se do të kishin preferuar ta shihnin piramidën të kthehej në një muze arkeologjik apo në librari kombëtare.

FOTO GALERI
14/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA