Alcatraz është i njohur si burgu më kërcënues në botë. Është e izoluar në një ishull dhe pothuajse është e pamundur për te shpëtuar. Ose, të paktën kjo është ajo që është thënë.
Kjo ishte deri në qershor të vitit 1962. Një grup prej tre burrash guxuan të bënin të pamundurën dhe fati i tyre ende mbetet i panjohur. A u mbytën? A kanë ikur ata dhe krijuan një jetë të re për veten e tyre nën një alias tjetër? Le të bëjmë një vështrim më të thellë.
Pse ende vazhdohet të flitet për këtë
Ky ishte një rast i ftohtë për dekada të tëra. Askush nuk e di vërtet se ku shkuan të tre burrat që u arratisën në vitin 1962. Policia nuk ka dëgjuar asgjë deri në janar të 2018. Policia e San Franciskos mori një letër duke pretenduar se shkruesi ishte John Anglin, një nga djemtë që u arratis, në fillim të janarit 2018.
Çfarë përmbante letra?
Letra, nëse është legjitime, mund të shpjegojë saktësisht se çfarë ndodhi në atë ditë të qershorit. Ajo mund t’i zbardhë të gjitha teoritë e konspiracionit që kanë vazhduar që nga viti 1962. Letra vetë u shkrua në vitin 2013, por u mbyll nga policia për të verifikuar vërtetësinë e saj deri në vitin 2018. Kjo ishte kur FBI vendosi të rihapte rastin. Letra thotë se ata e bënë arratisjen, por me vështirësi. Ai gjithashtu thotë se (në atë kohë) ai ishte 83 vjeç dhe kishte kancer. Letra thotë se Frank Morris vdiq në vitin 2008 dhe Clarence kishte vdekur në vitin 2011. Ai madje tregon se ku ka jetuar për shtatë vitet e fundit – Minot, North Dakota.
Çfarë e bën historinë kaq të komplikuar?
Kjo histori është me të vërtetë e pabesueshme. Alcatraz u konsiderua si burgu më i vështirë në planet dhe strehoi disa nga kriminelët më të këqij. Ishte një burg i sigurisë së lartë, që kurrë nuk kishte një arratisje të burgosurish, pavarësisht përpjekjeve të shumta. Disa u kapën, të tjerë u gjetën të vdekur në ujë, pasi u përpoqën të notonin nëpër gji.
Le të takojmë të burgosurit
Anëtarët e grupit ishin vëllezërit John dhe Clarence Anglin, Frank Lee Morris dhe Allen West. Katër burra i kishin qelitë pranë njëri-tjetrit dhe shpenzuan shumë nga koha e tyre duke e hartuar këtë plan.
Frank Lee Morris
Morris ishte mjaft problematik nuk ishte i huaj për krimin dhe burgun. Ai u dënua në moshën 13 vjeç për krimin e tij të parë. Ai ishte dhe organizatori i arratisjes nga burgu famëkeq. Morris nuk mund ta bënte këtë vetë, kishte nevojë për ndihmë. Kjo ndihmë erdhi nga dy vëllezërit të quajtur John dhe Clarence Anglin. Këta të fundit e kishin kaluar fëmijërinë duke notuar në liqenin e Michiganit. Kjo nuk dukej e rëndësishme në atë kohë, por do t’i ndihmonte ata në arratisjen nga burgu.
Nisi arratisja
Ata krijuan koka të ngjashme me njerëzit që t’i linin tek krevatët dhe të mos lindnin dyshime tek rojet që ecnin pranë qelive të tyre. Secili prej tyre kishte përgjegjësi dhe duhet të vepronin si një skuadër e vetme. Morris ishte përgjegjës për modifikimin e një instrumenti të ngjashëm me fizarmonikën për të hapur zinxhirët dhe jelekët e shpëtimit. Uji i kripur që rridhte nëpër tuba dhe do të bënte që muret të shkërmoqeshin lehtësisht. Kështu që ata hapën gropa të mëdha. Për të bllokuar zhurmën, ndezën muzikën. Morris luante në harmonikën e tij, me zë të lartë. Pasi u arratisën, policia gjeti vetëm një trup të vdekur dhe asgjë tjetër. Askush nuk e mori vesh kurrë të vërtetën.
Top Channel