Protestat ne kryeqytet, reagon Unioni Turistik Shqiptar: Të ruhet paqja sociale, dhuna rrezikon imazhin e vendit
Prishjet pa kriter dhe pa asnjë masë mbrojtëse kundër ndotjes, te magazinave brenda zonës së ish-peshkimit të vjetër në port e kanë kthyer të gjithë zonën në një vatër masakre mjedisore.
Hidrokarburet, vajrat e djegura janë derdhur në tokë në zonën e magazinave dhe si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm të kësaj paraditeje kanë përfunduar në det. Gjendja mjedisore është tejet e rënduar.
Pas zhvendosjes së anijeve të peshkimit në portin e ri, kalata dhe territori brenda portit që më parë përdorej nga sektori i peshkimit po i nënshtrohet pastrimit për ta kthyer në funksionale për veprimtarinë portuale nga ana e Autoritetit Portual Durrës.
Top Channel