Një i dënuar shqiptar është viktima e radhës në burgjet greke. Sipas burimeve policore,viktima u qëllua me thikë prej dy të dënuarve ruse, në rrethana ende të pa ditura.

Ngjarja ndodhi jashtë klinikës së burgut, mbas një debati që viktima pati me ekzekutorët.

Emri i viktimës nuk bëhet publik për momentin prej autoriteteve greke.

Ndonëse viktima u dërgua në spital, mjekët nuk munden ta shpëtojnë.

Ai kishte plagë nga arma e ftohtë, me gjasa thikë.

Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko ligjore, ndërsa prokuroria e Trikallas urdhëroi hapjen e një hetimi lidhur me ngjarjen.

Ngjarja e sotme, është episodi i dytë i dhunshëm brenda një muaji në burgun e Trikallas, ndërsa që nga fillimi i vitit, janë shënuar 5 viktima të ekzekutuar në këto burgje.

4 prej viktimave janë shqiptarë, ndërsa një grek.

Përleshjet e dhunshme janë ngjarje e zakontë në burgjet greke, ndërsa kushtet me to konsiderohem si çnjerëzore, madje Greqi është penalizuar disa herë nga gjykatat europiane për situatën me instiucionet e riedukimit në vend.

Top Channel