Fituesit e mëdhenj të Mbrëmjes Gala janë prova më e qartë se e ardhmja e shqiptarëve në teknologji është padyshim e ndritur. Dhe ëndrrat e kujtdo mund të materializohen edhe përtej oqeanit. Sponsor tradicional i këtij eventi qysh prej fillimit është Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel.

Për bashkë themeluesin Kushtrim Shala kjo natë ishte kurorëzimi i një pune të gjatë.

Juria e këtij edicioni e ka konsideruar vlerësimin e projekteve një sfidë të madhe e cila çdo vit vështirësohet falë profesionalizmit në rritje të projekteve.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj premtoi që Samiti Dixhital i organizuar në Beograd të sillet sëshpejti edhe në Prishtinë dhe shumë e shumë iniciativave të tjera rajonale për një Ballkan Perendimor të Dixhitalizuar.

Albanian ICT Awards hapi dyert e edicionit të 7-të më datën 6 Shkurt në Tiranë. Ai udhëtoi drejt Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Vlorës, Pejës, Prizrenit, Preshevës, Lezhës, Ferizajt dhe Mitrovicës për të identifikuar inovacionin dhe kreativitetin shqip folës. Dhe në përfundim fituesit në tetë kategori janë këta:

ICT Inovacioni i Vitit: Agon Avdimetaj me projektin Rosie

ICT Mobiliteti i Vitit: Erion Cuni me projektin Kalipso

ICT Ylli në Ngritje i Vitit: Fiona Meqa me projektin Shtëpia e Zgjuar

ICT Diploma e Vitit: Xhoena Polisi me projektin “Algoritma të detektimit të qelizave në mjedise të ndryshme qelizore.”

Femra në ICT: Julia Hoxha me projektin Zana

ICT Shërbimi Publik i Vitit në Shqipëri: Vodafone Albania dhe BashkiaTiranë me projektin Tirana Ime

ICT Shërbimi Publik i Vitit në Kosovë: Platforma zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë (MASHT) për këshillim dhe orientim në karrierë

ICT Shërbimi Publik i Vitit në Maqedoninë e Veriut: Rijad Abdullai me projektin Qendra për shërbime të TI-së

Ndërkohë që këtij viti ju shtua edhe çmimi për kujtim të një prej kontributorëve më të shquar të ICT Awards ndërvite i cili tashmë është ndarë nga jeta, Rrustem Alaj.

Që nga edicioni i parë janë vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha të ndryshme të teknologjisë.

Top Channel