“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur 11/09 18:31
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Twitter, ku njofton se është takuar me me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul. Sipas shefit të qeverisë, dy zyrtarët e lartë janë shprehur se Shqipëria e meriton çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim.
“Dy takime shumë pozitive mbi Shqipërinë me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul. Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim”, shkruan Rama.
Top Channel