“Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, protestë në Kosovë, nuk mungojnë as familjarët e së ndjerës 28/10 16:16
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Partisë Socialdemokrate Andrea Nahles, ku u diskutua procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryeministri e njohu zonjën Nahles me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave.
Zonja Nahles siguroi zotin Rama për mbështetjen e pakushtëzuar të grupit socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Liderja e partisë socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor.
Top Channel