Ndahet nga jeta drejtuesi i lartë i policisë
30/04/2019 19:00
Sot i është dhënë lamtumira drejtuesit të lartë të Policisë, Fred Agastra, pas një ataku kardiak në moshën 58-vjeçare.
“Homazhe për nder të drejtuesit të lartë të Policisë, Fredi Agastra, i cili për 37 vite shërbeu në radhët e Policisë së Shtetit me përkushtim, ndershmëri e sakrificë.
Ai u nda nga jeta para kohe, pas një arresti kardiak, në moshën 58 – vjeçare.
Drejtues i Parë Fredi Agastra ishte simbol i urtësisë, mençurisë dhe profesionalizmit.
I përjetshëm qoftë kujtimi yt, miku, shoku e kolegu ynë!”, shkruhet në një postim të bërë publike në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Top Channel