Pas përfundimit të festës së Pashkës ka nisur kthimi i emigrantëve në vendet e tyre të punës. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është vënë re fluks i shtuar i lëvizjeve në të dyja anët e kufirit, e herë pas here edhe radhë automjetesh.

Në 24 orët e fundit, 10 mijë persona kanë kaluar përmes kësaj pike.

Vetëm gjatë javës së fundit kanë hyrë në Shqipëri, nga Greqia nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, më shumë se 45 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ata kanë kaluar festën e Pashkës në vendin tonë, apo kanë zgjedhur të takojnë familjarët e tyre gjatë këtyre ditëve pushimi. Në këto kushte, pala shqiptare ka punuar me 6 sportele, ndërsa ajo greke me 3 të tilla.

Top Channel