Çuçi në Top Talk: Hormonet në fruta-perime normale, ka siguri ushqimore

30/04/2019 16:24

Sot në Top Talk është diskutuar për sigurinë ushqimore. Investigimet e disa prej programeve të Top Channel si Fiks Fare dhe Top Story së fundi kanë zbuluar një realitet skandaloz për standardet e ushqimeve që konsumojnë shqiptarët.

Nga një hulumtim i përgjithshëm rezulton se ka probleme të mëdha me perimet, produktet shtazore, por edhe ujin e pijshëm e bukën. Hormonet, ngarkesat bakteriologjike, por edhe konservantët e ngjyrosësit po përdoren gjerësisht dhe pa kriter në të gjitha ushqimet e tryezës së përditshme dhe kjo lidhet direkt me shëndetin tonë.

I ftuar sot në Top Talk ka qenë i ftuar Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit, Bledi Çuçi për të folur mbi këtë problematikë. Zoti Çuçi tha se një pjesë e atij investigimi në ‘Top Story’ nuk qëndron dhe se emisioni është fokusuar vetëm tek problematika. Sipas atij, duhej pasqyruar edhe ana pozitive.

“Ajo që u paraqit në emisionin ‘Top Story’, nuk është i vërtetë në të gjithë dimensionin e tij. Emisioni ishte fokusuar në anën problematike, ndërkohë që prisja të jepej e gjitha panorama. Qytetari duhet të njihet edhe me aspektet pozitive, ku nuk përbëjnë shqetësim me sigurinë ushqimore. Kur ti sheh atë emision, krijohet perceptimi që çdo gjë është keq. Është gabim ideja që malli që çohet jashtë është më i mirë. Është gabim. Në lidhje me hormonet, se është një fjalë e madhe. Hormonet vetë, ende nuk është vërtetuar shkencërisht që është janë të rrezikshëm. Po flet me ministrin e Bujqësisë, që është informuar në lidhje me këtë çështje. Hormoni nuk është i rrezikshëm, por deformon produktin. 99% e asaj që hahet është e modifikuar gjenetikisht. Këtë e rregullon fito-rregullatori. 80% e fermerëve përdorin bletët për të bërë procesin e fito-rregullatorëve. Pjesa tjetër hajde dhe ma denonconi dhe prandaj e mirëpres çdo lloj emisioni që të shkojmë tek e keqja”, tha ministri i Bujqësisë.

Top Channel