Një avion i vogël është “ulur” në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës.
Nga fotot e mbërritura në redaksinë e Top Channel, dallohet avioni i modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë.
Fotot janë siguruar nga banorë të zonës të cilët janë bërë kuriozë për praninë e këtij avioni në plazh.
Ndërkohë policia sqaron se avioni në fjalë është vendosur aty për turizëm nga pronari i një hoteli.
REAGIMI I POLICISË
Në lidhje me avionin që flitet për në Drimadhë të Himarës, ju sqaroj se është vendosur nga pronari i një hoteli thjesht për turizëm!
Nuk ka motorr, qëndron thjeshtë i fiksuar për foto, gjëra të kësaj natyre!
Sa për sqarim njëherë e mirë që të mos haludohet për gjëra të dyshimta!
Top Channel