Foto Ilustruese

Vodhën një mjet furgon, por policia arreston në flagrancë autorët. Burime zyrtare raportojnë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ishull-Lezhë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A.P, se disa persona i vodhën mjetin fugon dhe ishin larguar së bashku me mjetin, menjëherë shërbimet e policisë të Komisariatit Lezhë, janë vënë në ndjekje të tyre

Policia ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër rreth 20 minuta, të identifikojë dhe arrestojnë në flagrancë dy prej autorëve si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë në një lagje të qytetit të Lezhës shtetasit A.M.,41 vjeç,banues në Kurbin dhe E.P.,32 vjeç,banues në Lezhë

Mësohet se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.K.,25 vjeç, banues në Kurbin, me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel