Qeset plastike të biodegradueshme mund të mbijetojnë për 3 vite në ujë dhe në tokë. Pamje e foto të siguruara nga studiuesit dëshmojnë se, qese nga kjo lloj plastike ishin ende të patretura, megjithëse janë ekspozuar në mjedis natyror për një periudhë kohe trevjeçare.

Studimi u realizua nga kërkues të Universitetit të Plymouthit dhe u botua në revistën “Shkenca Mjedisore dhe Teknologjia”.

Çfarë supozohej se do të ndodhte pas 3 vitesh ekspozim.

Drejtuese e tij ishte Imogen Napper. “Pashë me një habi të madhe se pas 3 vitesh, secila prej qeseve që vëzhguam mund të përdorej ende për pazar. Është vërtet befasuese që qeset e biodegradueshme të jenë ende në gjendje të mbajnë pesha. Kur sheh diçka që etiketohet ashtu, automatikisht mendon se do të shpërbëhet më shpejt në ambient sesa qeset e zakonshme. Por, 3 vite më vonë, studimi ynë tregoi se nuk ishte rasti”, u shpreh ajo.

Gati gjysma e qeseve plastike hidhen pas një përdorimi të vetëm dhe sasi të konsiderueshme të tyre përfundojnë si mbeturina. Në Britaninë e Madhe, edhe pse për këto qese janë vendosur tarifa, supermarketet sërish prodhojnë miliarda në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA